Në mbrëmjen e 4 janarit, Liridon Mustafa dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas intervistimit Mustafa është dërguar në mbajtje, ndërsa Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur që ai të mbahet në paraburgim në afat prej 30 ditësh.
Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti.
Mehmeti tha se pasi Prokuroria e ka parashtruar kërkesën për paraburgim, Gjykata e ka aprovuar.
Liridon Mustafa dyshohet se e ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Sinjali. “Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, dhe të pandehurit ia ka caktuar paraburgimin ne kohëzgjatje prej 30 ditësh“, ka thënë Mehmeti.