Alarmon gjenerali Qehaja: Ja si Rusia po e shtrin ndikimin në Ballkan dhe si po i përzgjedh shtetet me përpikmëri

Aktuale

Alarmon gjenerali Qehaja: Ja si Rusia po e shtrin ndikimin në Ballkan dhe si po i përzgjedh shtetet me përpikmëri

Nga: A.ZH Më: 7 janar 2022 Në ora: 23:07
Gjenerali Ramadan Qehaja

Njohësi i çështjeve të sigurisë kombëtare, gjenerali Ramadan Qehaja, ka thënë se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimr është në përmasa shqetësuese.

Në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, gjenerali Qehaja ka përmendur dy faktorë që kanë ndikjur në rritjen e ndikimit rus.

Ai ka theksuar se Rusia është duke i përdorur një spektër të gjerë të instrumenteve për të kontrolluar rajonin.

“Ndikimi rus së voni në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka marr përmasa shqetësuese. Ky ndikim nuk vjen vetëm si rrjedhojë e ‘’mësymjes’ së Rusisë nëpërmjet mjeteve diplomatike, ushtarake apo ekonomike, por edhe si rrjedhojë e një dobësimi të prezencës perëndimore në rajon përkatësisht fragmentimeve të brendshme brenda Bashkimit Evropian (BE) dhe humbjes së interesimit për anëtarësimin e rajonit në instrumenteve për të kontrolluar rajonin. Pavarësisht se si një fuqi rajonale jo-perëndimore ka në dispozicion shumë më pak instrumente se sa BE, SHBA, por edhe Kina, ajo në maksimum i shfrytëzon të gjitha mundësitë për të frenuar progresin e rajonit dhe potencialisht destabilizuar atë”, ka thënë eksperti i sigurisë.

Ai ka përmendur edhe një instrument tjetër që po e përdor Rusia për shtrirjen e ndikimit, si shitjen e armëve te Serbia. Sipas tij, armatosja e Serbiksë përbën një rrezikiminent për shtetet e rajonit.

“Instrumenti tjetër rus është ai ushtarak ku vazhdon shitjen e armëve tek shtetet të cilat i përzgjedh me përpikmëri. Një ndër to është padyshim Serbia, e cila vazhdon të ketë partneritet strategjik me Rusinë, nga e cila është duke blerë armatim ofanziv duke përfshirë aeroplanë dhe helikopterë ushtarakë, sistem të mbrojtjes kundër-ajror, sistem të mbrojtjes kundër-tankseve dhe mjeteve tjera të moto-mekanizuara si dhe armatim tjetër të rëndë. Armatosja e Serbisë nga ana e Rusisë, sado që bëhet me një kosto të lartë për këtë të parën, përbën një rrezikiminent për shtetet e rajonit”./Botasot

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat