Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se poolicia ka zhvilluar një aksion në komunën e Leposaviçiqit.
Gjatë këtij aksioni u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe është arrestuar një person.
“Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, deklaroi Svelçla, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave.
Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe është arrestuar një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.
Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.


