Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen Veseli.
Haradinaj ka thënë se humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre.
“Ndarja nga jeta e të dashurve mund të ndodh në çdo kohë, por për familjen Veseli humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre.
Duke ndjerë dhimbjen e tyre, sot me bashkëpunëtorë, shkuam ta ndajmë me ta, të jemi afër dhe tu japim përkrahjen, sipas traditës shqiptare.
Uroj që tutje të bashkohemi vetëm për gëzime. Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.