Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari ka konfirmuar vdekjen e një pjesëtari të misionit.
Kajari ka bërë të ditur se vdekja e tij nuk ka të bëjë me detyrën.
“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është për familjet dhe miqtë e ushtarit dhe për të gjithë kontingjentin e Maqedonisë së Veriut të dislokuar në Kosovë. NATO vajton humbjen e një ushtari dhe ne jemi këtu për të mbështetur miqtë e tij. Bashkëluftëtarët e tij, marinarët dhe avionët vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB”, ka thënë ai.
Ndërkaq, nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është konfirmuar se ushtari në fjalë ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.
Ai ishte nisur në QKUK për trajtim, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.