Aksioni në Leposaviq, Rizvanolli: Kursyem mbi 50 mijë euro për muaj

Aktuale

Aksioni në Leposaviq, Rizvanolli: Kursyem mbi 50 mijë euro për muaj

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:50
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se nga aksion i sotëm në Leposaviq ku janë konfiskuar 272 pajisje për prodhimin e kriptovalutave janë kursyer mbi 50 mijë euro.

Ajo ka falënderuar të gjithë institucionet të përfshira në këtë aksion dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer.

“Mbi 50,000 euro në muaj para të taksapaguesve të kursyera vetëm nga ky aksion.

Falënderoj të gjitha institucionet, e në veçanti Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”, shkroi Rizvanolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat