Rriten frikshëm rastet me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Rriten frikshëm rastet me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 8 janar 2022 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

264 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 10 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë: 

 

8 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës.

Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131.

Në total numri i rasteve aktive është 1.251.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH-ja
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat