​Mehaj: U rikonfirmua angazhimi i SHBA-së për sigurinë në rajon

Aktuale

​Mehaj: U rikonfirmua angazhimi i SHBA-së për sigurinë në rajon

Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duke komentuar vendosjen e shtabit operativ paranojë në Shqipëri nga Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë (US SOCEUR), ka thënë se është një ky është lajmi shkëlqyeshem dhe një vendim i madh.

Sipas tij, ky vendim rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë.

Postimi në Facebook:

Lajm i shkëlqyeshëm që Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë (US SOCEUR) po krijon shtabin operativ pararojë në Shqipëri.

Ky është një vendim i madh që rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë.

#StrongerTogether

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat