Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në Prishtinë për t’i kontrolluar lokalet nëse janë duke i zbatuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Sinjali merr vesh se ky aksion po zhvillohet në rrugën B, pjesë kjo ku ka një numër të madh të kafeterive e restoranteve.
Aksioni s’ka mbaruar dhe nuk dihet se a është mbyllur ndonjë lokal deri më tani.
Kujtojmë se sipas masave në fuqi, gastronomia lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30.