Për nismën që doli nga sheshet e Beogradit ,,Ballkani i hapur,, që për fatin jo të mirë, i doli në krah kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e lënë pas shpine rrjedhën e shtetndërtimit të Kosovës dhe raportet hiq të mira lidhur me njohjen në mes të këtyre vendeve sovrane.
Këtë nismë nuk e përkrahen shtetet tjera të Ballkanit pos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkaq kjo nismë i ka mbetur e varur si ,,mirënjohje ,,(siç!)Serbisë që, po synon të bëhet faktor dhe bartës i relacioneve ndërkombëtare për rajonin e trazuar me shekuj nga skenarët e njohur të këtij shteti agresor për popujt jo serb.
Me këtë reagim e nis shkrimin nga Amerika, prof.Skënder Karaçica, veprimtar dhe drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago, duke e kundërshtuar deklaratën e Behgjet Pacollit: “Kosova duhet të bëhet pjesë ,,Ballkani i hapur,,.
Pa njohjen e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës nga regjimi i Serbisë, thuhet në reagimin e prof.Karaçica nga Amerika, nuk i duhet Kosovës ,,Ballkan i hapur,,. Tregu i hapur dhe i lirë në nismat e reja ballkanike, na duhen atëherë kur shteti i Kosovës, do të jetë i barabartë me kodin e vet të shtetësisë dhe e njohur nga Serbia, me shenjën e paqes në Ballkan dhe pjesë e BE-së, kështu i drejtohet Prof.Karaçica nga Amerika, Behgjet Pacollit.
Një çështje e ditës, thuhet në reagimin e prof.Karaçicës nga Amerika dhe kundërshtimi i tij ndaj deklaratës së Pacollit(AKR)për ,,Ballkanin e hapur,, nuk duhet lejuar, që përmes nismës nga sheshi i Beogradit, shteti i Serbisë të faktorizohet si bartës i balancimit politik dhe ekonomik në rajon për të hedhur ë hapin në relacionet ndërkombëtare.
Shteti i Serbisë, i thotë prof.Karaçica në kundërshtimin e deklaratës së Behgjet Pacollit,duhet të paguajë dëmin e luftës deri në shkallë të gjenocidit për popujt jo serb dhe, në veçanti për popullin shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës(1990-1999).
Deklaratat e -ish zyrtarëve dhe të udhëheqjes të partive politike në Kosovë, sa herë që duhet dhënë deklaratë në relacionet me regjimin e Serbisë në Beograd, duhet të jenë në frymën e unifikimit konstantë të institucioneve shtetërore të Kosovës, thuhet në reagimin e prof.Karaçica nga Amerika, duke e kundërshtuar deklaratën e Behgjet Pacollit, tashti në aktivitetin e tij të orientuar të biznesit e më pak të politikës.