Dalin pamje nga aksidenti i rëndë ku vdiqën dy persona dhe u lënduan 9 të tjerë

Aktuale

Dalin pamje nga aksidenti i rëndë ku vdiqën dy persona dhe u lënduan 9 të tjerë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 11:29
Pamje nga aksidenti tragjik

Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 9 persona tjerë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë 3 automjete, teksa shkaqet që çuan deri te kjo tragjedi nuk dihen akoma.

Si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar, teksa policia lut qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje.

“Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Image
Pamje nga aksidenti tragjik
Image
Pamje nga aksidenti tragjik
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat