Prokuroria: Një person është në gjendje të rëndë pas aksidentit në Lupç të Poshtëm

Aktuale

Prokuroria: Një person është në gjendje të rëndë pas aksidentit në Lupç të Poshtëm

Më: 9 janar 2022 Në ora: 11:42
Pamje nga aksidenti tragjik

Prokurorja nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Rukije Shasivari ka folur në lidhje me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur sot në Lupç të poshtëm, nga ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe nëntë të tjerë janë të lënduar.

Shasivari theksoi se edhe një person është në gjendje të rëndë.

“Sot rreth orës 9:35 kam pranuar informatën se në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku fillimisht në vendin e ngjarjes janë dy viktima,.

Ndërsa personi tjetër është në gjendje të rëndë, ndërsa personat e tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK”, ka thënë Shasivari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat