Eksperti amerikan kërkon nga Kosova dhe Bosnja të kenë kujdes nga ky politikan

Aktuale

Eksperti amerikan kërkon nga Kosova dhe Bosnja të kenë kujdes nga ky politikan

Nga: A.ZH Më: 9 janar 2022 Në ora: 13:23
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se Turqia po vazhdon të ndjekë zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Teksa ka rikujtuar deklaratën e fundit të ministrit turk të Mbrojtjes, profesori Ben-Meir ka paralajmëruar se të qenit pranë regjimit të Erdoganit do të dëmtojë perspektivën e Kosovës dhe Bosnjës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Komentet ai i bëri në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Pavarësisht problemeve të tij ekonomike, Erdogan vazhdon të ndjekë zhvillimet në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se Turqia ndan vlera të përbashkëta me Kosovën, duke theksuar se ne i ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën miqësore dhe vëllazërore. Kosova dhe Bosnja duhet të jenë të vetëdijshme se të qenit pranë regjimit të Erdoganit do të dëmtojë perspektivën e tyre për anëtarësim në BE.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat