Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë rastin e Dardania Bankës.
Ai ka thënë se kjo Bankë ishte institucion i Qeverisë së Republikës së Kosovës deri në vitin 2003, atëherë kur iu ndryshua neni 59 i Statutit, me arsyetimin se "Kosova ende se ka një Qeveri Sovrane".
Reagimi i tij në Facebook:
A do të merret prokuroria (hetuesia) me rastin e Dardania Bankës?!
Sa për t'i informuar bartësit e institucioneve gjegjëse (nëse nuk janë të informuar) se Dardania Banka është themeluar në vitin 1993 si institucion i Qeverisë së Republikës së Kosovës (pra pronare e Dardania Bankës ishte Qeveria e Republikës së Kosovës).
Kështu ishte deri, me 12. 10. 2003, kur ju ndryshua Neni 59 i Statutit, me arsyetimin se "Kosova ende se ka një Qeveri Sovrane"!!
Se Kosova prej vitit 1993 e deri me 2003 i pati disa qeveri sovrane, por ja që me 2003 ju mor sovraniteti Qeverisë së Kosovës?!!!