Publicisti Imer Mushkolaj, nëpërmjet një postimi me Facebook i ka komentuar kritikat e sotme të kreut të AAK-së dhe ish- kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj qeverisë Kurti.
Mushkolaj është ndalur tek pjesa ku Haradinaj akuzon Kurtin për vjedhje të shpresës së qytetarëve nëpërmjet tenderomanisë dhe punësimeve të familjarëve të funksionarëve të tij.
“Kryeministër, qytetarëve u është vjedhur shpresa përmes tenderomanisë, tenderëve njëburimor, klientelizmit, politizimit të bordeve dhe punësimeve të familjarëve të funksionarëve të partisë suaj”, deklaroi Haradinaj mes tjerash.
E për Mushkolajn kjo deklaratë e Haradinajt duket paksa e pabesueshme!
“Besoni ose jo, këto fjalë po ia thotë Ramushi Albinit”, shkruan Mushkolaj mbi këtë pjesë të shkrimit të kreut të AAK-së.
Postimi i plotë
Besoni ose jo, këto fjalë po ia thotë Ramushi Albinit