Shekë Hallaçi dhe grupi i Kumanovës kërkojnë hetim ndërkombëtar të komplotit të Kumanovës

Aktuale

Shekë Hallaçi dhe grupi i Kumanovës kërkojnë hetim ndërkombëtar të komplotit të Kumanovës

Nga: I.M. Më: 9 janar 2022 Në ora: 21:08
Val Zeka duke bërë selfie me grupin, i fundit, djathtas Shekë Hallaçi

Shekë Hallaçi, njëri nga të akuzuarit për pjesëmarrje në përballjen me forcat ushtarake dhe policore maqedonase në vitin 2015, po kërkon që të nisë një hetim ndërkombëtar për rastin.

Hallaçi së bashku me mikun e tij Val Zekën kanë bojkotuar me orë të tëra seancat gjyqësore në shenjë mospajtimi me padrejtësinë që po u bëhet në gjykatat e Maqedonisë veriore.

Ata po refuzojnë të ekstradohen në Kosovë, derisa nuk hapet një hetim ndërkombëtar për rastin. Por, mendojnë se pengesa kryesore janë politikanët shqiptarë të inkriminuar në komplotin, e organizuar nga shteti sllavomaqedonas!

Në vijim postimi i plotë i Shekë Hallaçit, dërguar gazetës, në të cilin është etitektuar edhe Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut dhe misioni i OSBE-së në Shkup.

Politika Shqiptare është shpeshherë arti i tradhtisë.

Ne disa pjesëtarë të (Grupit të Kumanovës) nuk duam ekstradimin tonë, nuk mundemi që vëllezërit tanë shqiptarë të ILIRIDËS që luftuan bashkë me ne, ti lëm mureve të këtyre burgjeve, duam vetëm Hetim Ndërkombëtar dhe zbardhjen e të vërtetës!

Por, shtrohet pyetja disa politikanëve shqiptarë më duket nuk ju intereson as e vërteta, as liria e as drejtësia. Janë gjëra të parehatshme. Ndihen më rehat me servilizëm e me padrejtësinë etj......!

Po sigurisht se neve kemi vuajtur dhe vuajmë në burgjet e këtij shteti, të dënuar padrejtësisht nga ky shtet, prandaj ne kemi kërkuar një hetim ndërkombëtar, që nga mospranimi i dëshmitarëve nga gjykata e Shkupit, unë Shek Hallaçi me Val Zekën kemi bojkotuar nga 12 orë e më shumë në pranga, kemi qëndruar në të gjitha seancat gjyqësore, po duke e ditur se si funksionon drejtësia në këtë shtet, nuk kem besuar që do të ketë zbardhje të rastit, po një gjë jemi të sigurt se vetëm me marrjen e këtij rasti nga ndërkombëtarët, do të zbardhen të gjitha dilemat, që janë përfolur e ç’përfolur, por nuk ka për tu pritur mirë nga politikanë eminentë të përzier direkt, apo indirekt në rastin tonë, dhe sigurisht dhe ata që na kanë tradhtuar apo që janë qelbur në hudhër?!

U.S. Embassy North Macedonia

OSCE Mission to Skopje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat