Ish-ambasadori në Maqedoni, Gjergj Dedaj i shkarkuar nga ministrja e jashtme Donika Gërvalla, ka reaguar pasi kreu i MPJD-së, paralajmëroi shkarkime në shërbimin e jashtëm.
Dedaj përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur “përrallat e Donikës”, këto lëvizje të reja në ministri.
Ai shkruan se, me kërcënime nuk mbulohen dështimet.
“Dështimet nuk mbulohen me kërcnime dhe vendosjen e masave të dhunshme në ambasada e në diplomaci!
Më në fund i paska rënë ndërmend ministres Gervalla Schëarz, që përmes një shkrimi të gjatë katarze në rrjetet sociale, të tentoj të hedhë mjegull në dështimin e madh të diplomacisë kosovare gjatë vitit 2021, e cila për vitin të cilin e lamë pas nesh do mbahet mend vetëm për vendosjen e masave të dhunshme dhe familjarve e partiakve në mbi 12 ambasada të Kosovës në bote, do mbahet mend për shkarkime të dhunshme dhe gafe infantile diplomatike, të cilat kanë dëmtuar rëndë imazhin dhe prestigjin ndërkombetar të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Dedaj.
Ai ka kritikuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ajo së bashku me zonjen e parë,si përgjegjëse për politikën e jashtme, në fakt privatizuan diplomacinë, bënë politikë hakmarrëse, instaluan përçarjen, getoizimin e Kosovës,nepotizmin dhe familjarizmin, e sot në këtë fillim vit kjo zonjë po derdhë lot krokodili për politikën e jashtme të cilën e dëmtoj rëndë me paditurinë dhe injorancën e saj në diplomaci!", shkruan ai.
Dedaj tutje shprehet se Kosovën nuk e njohu asnjë shtet gjatë vitit 2021 dhe as nuk bëri asnjë hap për liberalizimin e vizave ose anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
"Gjatë vitit 2021, Kosovën nuk e njohu asnjë shtet, nuk bëri asnjë hap për liberalizimin e vizave, nuk aplikuam për antaresim në asnjë institucion e organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, lobuam dhe prezentuam partiakisht në botë sa për të promovuar veten dhe listën apo subjektin e caktuar politik,duke dëmtuar imazhin e Kosovës, madje edhe në takimin e KS të OKB dhe qendra tjera të vendosjes!
Edhe para luftës, edhe gjate luftes e pas saj, Kosova ishte me shume ne qender te vemendjes, shume me teper e mbeshtetur dhe e respektuar, se sa ne vitin 2021, i cili mund te quhet vit i erresires diplomatike te Kosoves!”, vlerëson më tej Gjegj Dedaj.