Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka ardhur nga Haga në Kosovë.
Veseli ka ardhur në Kosovë pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veseli më 7 janar të këtij viti.
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini, tha se pritet që do të ndiqet protokolli i njëjti sikurse me rastin e vdekjes së Veselit.
“Sa i përket protokollit, pritet që ai të jetë i njëjti si ne rastin kur z. Veseli është liruar me rastin e vdekjes së babait te tij”, ka deklaruar Qerkini.
Edhe në korrik të vitit 2021, Kadri Veseli kishte ardhur në Kosovë, tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Fazli Veselit.