Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 10 janar 2022 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Edhe 236 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 8 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

 

10 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.

Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.

Në total numri i rasteve aktive është 1.780.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU 

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat