Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të SHBA-së Jeffrey Hovenier, i cili i dorëzoi kopjet kredenciale te ministrja.
Ministrja Gërvalla uroi ambasadorin Hovenier për detyrën e re dhe i shprehu mirëseardhje në Kosovë, në shtetin më pro amerikan, qeveria dhe qytetarët e të cilit e kanë prioritet kultivimin dhe avancimin e bashkëpunimit, partneritetit dhe miqësisë së fortë me SHBA-në, thuhet në një komunikatë për media.
Në takim u bisedua rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë, politikës së jashtme dhe raporteve bilaterale Kosovë-SHBA.
Nga ana e tij ambasadori Hovenier ritheksoi qëndrimin mbështetës të SHBA-së ndaj Kosovës.