Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka kritikuar Qeverinë Kurti për ngricat e shkaktuara në vend nga reshjet e fundit të borës.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se bora e parë e gjeti qeverinë pa mirëmbajtje simërore të rrugëve.
Postimi i plotë:
Me Qeverinë Kurti është shpresuar se edhe dimrin do të na bëjë verë!
Por nuk zgjati shumë dhe u thye edhe kjo shpresë, sapo ra edhe bora e parë: pa mirëmbajtje dimërore të rrugëve.
Në vend se të shpenzonte kripë, na "krypi" pasi erdhi në pushtet!
Ra kjo borë dhe e pamë!