Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka kujtuar veprën e Enver Malokut, i vrarë më 11 janar të vitit 1999.
Ai ka thënë se Enveri u vra tinëzisht pranë banesës së tij, me qëllim që të vritej e vërteta për Kosovën.
“Vrasja e tij dhe shumë veprimtarëve të LDK-së, tash e mbi dy dekada, vazhdojnë të mbeten të pandriçuara”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
Në përvjetorin e vrasjes, sot e kujtojmë Enver Malokun - veprimtarin, publicistin, intelektualin dhe kontribuesin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në vitet '90-ta Qendra për Informim e Kosovës nën drejtimin e tij u bë zëri i së vërtetës dhe lirisë së Kosovës.
Enveri u vra tinëzisht pranë banesës së tij, me qëllim që të vritej e vërteta për Kosovën.
Vrasja e tij dhe shumë veprimtarëve të LDK-së, tash e mbi dy dekada, vazhdojnë të mbeten të pandriçuara.
I përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!