Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njofutar se ka rezultuar pozitiv me virusin CoVID-19. Përmes një postimi në Facebook Rama ka thënë se me të marrë lajmin është izoluar dhe ka anuluar takimet që kishte në agjendë.
Rma ka thënë se nuk ka asnjë simptomë, dhe se punën do ta vazhdojë nga shtëpia.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.