Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.
Ai tha të jetë izoluar menjëherë sapo ka kuptuar se ka pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitiv.
Ai nuk ka përmendur emrat e personave, por nga takimet zyrtare të dy ditëve të fundit, në faqen zyrtare ai kishte njoftuar se të hënën kishte dalë në terren për të parë punimet në largimin e borës nga rrugët, ndërsa në zyrë e kishte pritur tenorin, Ramë Lahaj.
E të dielën, ai ishte mysafir i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Velijajt. Asnjëri nga këta nuk ka njoftuar të jetë prekur nga koronavirusi.