Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin Enver Maloku në 23 vjetorin e vrasjes.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se Enver Maloku ra për të vërtetën, ndërkaq ne na duhet e vërteta si një shpagim ndaj mundit të tij, kontributit dhe përkushtimit.
Postimi i plotë:
Fjala e lirë dhe e vërteta, gjithnjë ishin përkushtim i gazetarit e atdhetarit, Enver Maloku, i cili u shua 23-vjet më parë.
Më tepër se dy dekada më parë pushoi përgjithmonë fjala e lirë e njeriut të fjalës, i cili e drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës.
Ai ra për të vërtetën, ndërkaq ne na duhet e vërteta si një shpagim ndaj mundit të tij, kontributit dhe përkushtimit.
Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës, atdhetari e jokonformisti, të cilit i detyrohemi deri në zbardhjen e vrasjes së tij!
I përjetshëm mbetet kujtimi për të.