Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe drejtori i Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha vizituan sot stacionin policor në Suharekë, rajoni i Prizrenit.
Ata në takim me drejtorin rajonal të Prizrenit kolonel Faton Alija dhe komandantin e stacionit policor në Suharekë kanë diskutuar për angazhimet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, rezultatet e deritanishme si dhe objektivat dhe planifikimet për vitin 2022.
Po ashtu, Mehmeti ka vizituar edhe një zyrtar policor i cili ditë më parë u sulmua dhe mori lëndime trupore nga një i dyshuar, gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje në Suharekë.
Personi i dyshuar tani më i arrestuar, i cili sulmoi zyrtarin policor vlerësohet si recidivist i dhunës në familje, por edhe i veprave të tjera penale.
Mehmeti, zyrtarit të lënduar i dëshiroi shërim sa më të shpejtë, dhe vlerësoi lart përkushtimin e tij që gjatë realizimit të detyrës zyrtare me vetëmohim ka vepruar duke intervenuar në parandalimin e dhunës në familje duke rrezikuar edhe jetën.