Aksidenti në Serbi, reagon Qeveria e Kosovës, jep këto detaje

Aktuale

Aksidenti në Serbi, reagon Qeveria e Kosovës, jep këto detaje

Nga: A.M. Më: 12 janar 2022 Në ora: 00:20
Albin Kurti

Një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) sonte rreth orës 22:00 ka pësuar aksident në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar Qeveria e Kosovës.

Në njoftim për media të Qeverisë se Kosovës thuhet se janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

"Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit", thuhet në reagim.

Njoftimi:

Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz.

Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit.

Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat