Aksidenti në Serbi, rrëfimi i një udhëtari: Fajtorët në këto aksidente janë...

Aktuale

Aksidenti në Serbi, rrëfimi i një udhëtari: Fajtorët në këto aksidente janë...

Nga: H.O. Më: 12 janar 2022 Në ora: 08:34
Pamje nga aksidenti

Një qytetar i Kosovës A.Sh. ka reaguar pas aksidentit të mbrëmshëm në Serbi, ku si pasojë mbetën disa persona të lënduar.

Ky qytetar thotë se shoferët në rastet më të mëdha janë fajtorët në këto aksidente duke treguar edhe një histori të tij gjatë një udhëtimi.

Ai thotë se ka kërkuar nga shoferi i këtij autobusi të vozis më ngadalë, mirëpo ka marrë një përgjigje të ashpër nga ai.

“Unë jam një udhëtar që kam ardhur me një kompani të autobusav këtë të shtunë dhe deshta të them se shoferat e këtij autobusi kanë vozitur shpejt dhe pa kontroll nëpër rrugë të ngushta dhe me banim. U ngutshin dilshin në tejkalime pa nevojë dhe ju rrishin makinave shumë afër dhe i thashë shoferit a bën me vozit pak më ngadalë dhe ai me tha nëse frikësohesh dil ulu mbrapa sepse unë isha ulur përpara e kjo ishte pergjigjja e shoferit. Deshta të them se shumicën e rasteve shoferat po i kanë fajet”, rrëfen ky qytetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat