Shtete e Bashkuar të Amerikës kanë dënuar dhunën e përdorur në protestat e 9 janarit në Shqipëri.
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërini e Amerikës tha se jo çdokush që pretendon që është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm, raporton arbresh.info
“ Është për të ardhur keq që dikush përdor dhunën e jo kutit e votimit në përpjekje për të marr nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë.
Jo çdokush që pretendon që është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani.
Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbie dhe Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështje politike, por edhe për çështje ekonomike”, përfundoi ai.
Paralajmërimi për intervistën në vijim:
Sot në emisionin Ditari, në orën 18:00Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Zoti Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit. Intervistën me zotin Escobar mund ta ndiqni sot në emisionin Ditari, në orën 18:00.
Posted by VOA - Zëri i Amerikës on Tuesday, January 11, 2022