1 i vdekur, numri i rasteve pozitive me Covid shkon mbi 400

Aktuale

1 i vdekur, numri i rasteve pozitive me Covid shkon mbi 400

Nga: G.B Më: 12 janar 2022 Në ora: 14:55
Ilustrim

12 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.

Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

Në total numri i rasteve aktive është 2.992.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat