Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, me sjelljet e tij të fundit po i bën “kopje” skenarëve të Serbisë.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se Basha apo Luli siç e quan ajo, duket se po vepron me metoda e skenarë, njësoj si Serbia kundër shqiptarëve.
“Luli, ose “kopja” e skenarëve të Serbisë!
Krejt bota i shihte krimet e Serbisë në Kosovë, ndërsa ajo jo vetëm i mohonte, por ua lënte fajin shqiptarëve sikur ata i kanë bërë ato krime e masakra. Kështu ishte e vazhdon të jetë edhe sot me masakrën e Reçakut, rastin “Panda”, etj. etj. Ky Luli, pavarësisht qëllimit, duket se po vepron me metoda e skenarë, njësoj si Serbia kundër shqiptarëve. Tërë bota i pa “live” sulmet e tij kundër protestuesve të partisë të cilën pretendon se e drejton, ndërsa po përpiqet të paraqesë para botës sikur ata e kanë sulmuar në bunkerin e tij!”, ka shkruar Tërmkolli.
e ka përmendur edhe punën që Lulzim Basha kishte bërë për UNMIK-un në Kosovë, duke thënë se me këto veprime ngjallë dyshime nëse i ka shërbyer Serbisë në zhdukjen e dosjeve.
“Luli, që për një kohë ka punuar në UNMIK, në Kosovë, si përkthyes apo kush e di se çka, me këto veprime lë shumë për të dyshuar nëse i ka shërbyer Serbisë në fshehjen e gjurmëve me eliminimin dhe zhdukjen e dosjeve të krimeve serbe në Kosovë! #MT”, shkroi Tërmkolli në Facebook.