Nasim Haradinaj përlotet në Hagë, reagon Naim Miftari: Çka janë 5-6 vjet burg me i mbajtë për Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Aktuale

Nasim Haradinaj përlotet në Hagë, reagon Naim Miftari: Çka janë 5-6 vjet burg me i mbajtë për Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Nga: N. Sh. Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:26
Naim Miftari dhe Nasim Haradinaj

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, edhe sot është intervestuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Gjatë dëshmisë, Nasim Haradinaj ka thënë se do të vazhdojë kundërshtimin e atyre që sipas tij bazohen në të dhënat e Millosheviqit.

“Varri më qet nga dheu mos me kundërshtu Millosheviqin unë”, ka thënë Haradinaj derisa nuk i ka mbajtur lotët.

Pasi Haradinaj qau në Hagë, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përemes një postimi në facebook kërkon të mos qajnë ‘burrat e dheut’, duke shtuar se nuk është asgjë me i mbajtë 5-6 vjet burg për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“O mos qani trimat e burrat e dheut, mbane veten çka janë 5-6 vjet burg me i mbajtë për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Me më pas ba milioner Hashimi mu sikurse juve e me i kthy" edhe unë nja 200 a 300 hekarë tokë të babes tem, jo që nuk kisha nxanë fare avokat, por as gjykatë nuk isha shku e ata zotnit e huj le të na dënojnë sa të munden! Çeliku i ka pas lanë faculetat e veta aty kujt t’i duhen se veç gjysmen i ka pat hargju për veti!”, shkruan Naim Miftari, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat