Edhe analisti politik dhe gazetari Xhevdet Pozhari ka reaguar pasi ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, qau në Hagë, kur po intervestohej nga Prokuroria.
Ai derisa ishte duke folur për krimet e kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq në Kosovë nuk i ka mbajtur lotët.
Nasim Haradinaj ka thënë se do të vazhdojë kundërshtimin e atyre që sipas tij bazohen në të dhënat e Millosheviqit.
“Varri më qet nga dheu mos me kundërshtu Millosheviqin unë”, ka thënë Haradinaj derisa nuk i ka mbajtur lotët.
Derisa Haradinaj qau në Hagë, Pozhari shkruan në Facebook, se kur ishte në Kosovë i thyejke tavolinat nëpër emisione televizive.
“Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione.
Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo...”, shkruan Pozhari, përcjell gazeta “Bota sot”.