Sefedin Krasniqi, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit, Ahmet Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se adresa e vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë është Lëvizja Popullore e Kosovës.
“Dhomat e Specializuara në Hagë duhet patjetër ta ndërrojnë akronimin UÇK me LPK, sepse UÇK s’e meriton një poshtërim të tillë! LPK, të vetmen luftë që e ka bërë, nën shenjën e UÇK-së, është vrasja e bashkëpunëtorëve të Rugovës dhe tentim vrasjet ndaj vet Rugovës. Të gjitha i kanë bërë bashkë me disa UDB-ash. LPK-istat, për t’i humbur gjurmët e tradhtisë dhe spiunimit që ia kanë bërë njëri-tjetrit, e UDB-ashet për t’u ngjyrosur me pak patriotizëm lpkist, me ADN marksist”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Kështu janë betuar duke i paralajmëruar vrasjet në çdo tubim, në çdo shtet perëndimor!
Dhomat e Specializuara në Hagë duhet patjetër ta ndërrojnë akronimin UÇK me LPK, sepse UÇK s’e meriton një poshtërim të tillë!
LPK, të vetmen luftë që e ka bërë, nën shenjën e UÇK-së, është vrasja e bashkëpunëtorëve të Rugovës dhe tentim vrasjet ndaj vet Rugovës.
Të gjitha i kanë bërë bashkë me disa UDB-ash. LPK-istat, për t’i humbur gjurmët e tradhtisë dhe spiunimit që ia kanë bërë njëri-tjetrit, e UDB-ashet për t’u ngjyrosur me pak patriotizëm lpkist, me ADN marksist-leninist.
Në të gjitha programet e lëvizjeve të kosovarëve ka dominuar bindja se çështje e Kosovës duhet të zgjidhet me ndihmën e Rusisë staliniste.
Përjashtim bënë vetëm Organizata e Metush Krasniqit që e kishte paraparë zgjidhjen e çështjes së Kosovës me ndihmën e SHBA. Dhe, ne fund fitoi opsioni i Metush Krasniqit me mundin e Dr. Rugovës. Por, për çdo dite, historinë po e përvetëson LPK, duke gënjyer si bija më e devotshme e PPSH së Enver Xoxes.
Është detyrë patriotike e çdo shqiptari t’i denoncojë rrentë e LPK-së!