Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka takuar sot komandantin e njësisë speciale intervenuese të Policisë së Kosovës bashkë me zyrtarë të këtij njësiti.
Në një postim në Facebook, ministri Mehaj shkruan se përgatitja e tyre profesionale dhe gatishmëria për të reaguar në çdo situatë në mbrojtje të jetës së qytetarëve, pronës dhe interesit publik, dëshmojnë përgjegjësinë e lartë të tyre ndaj Policisë së Kosovës dhe vendit tonë.
“Në shenjë falënderimi për punën e palodhshme, kisha nderin t’i dhuroja mikut tim dhe zyrtarit të këtij njësiti Ali K., një dhuratë simbolike, e cila është e vogël krahasuar me punën dhe përgjegjësitë që ka ai dhe kolegët e tij. Pafundësisht mirënjohës për punën dhe sukseset e tyre”, shkruan Mehaj.
Njësia Speciale Intervenuese, e njohur më parë si FIT, është formuar në vitin 2006-2007.