Cakolli kundër referendumit serb në Kosovë, paralajmëron çka mund të ndodh të dielën

Aktuale

Cakolli kundër referendumit serb në Kosovë, paralajmëron çka mund të ndodh të dielën

Nga: G.B Më: 13 janar 2022 Në ora: 10:32
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli ka KDI ka thënë se Kosova assesi nuk duhet të lëshojë pe lidhur me organizimin e referendumit të Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se opsionet që janë ofruar nga Qeveria e Kosovës tregojnë se Serbia nuk ka kurrfarë juridiksioni në Kosovë dhe duhet ta pranojë këtë, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se këtë të diel mund ë cenohet rendi kushtetues e juridik, nëse lejohet procesi i votimit apo qëndrimi indiferent ndaj zhvillimit të tij në çfarëdo forme.

Postimi i tij i plotë:

Kosova assesi nuk duhet të lëshojë pe lidhur me organizimin e referendumit të Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës.

Opsionet e përmendura nga Qeveria e Kosovës për votim me postë apo në Zyrën Ndërlidhëse, ndonëse kanë mundur edhe të mos ofrohen fare, janë formë përmes së cilës Serbia detyrohet ta pranojë që nuk ka kurrfarë juridiksioni në Kosovë.

Lejimi i procesit të votimit apo qëndrimi indiferent ndaj zhvillimit të tij në çfarëdo forme këtë të diel, do ta cenonte drejtpërdrejtë rendin tonë juridik e kushtetues.

Edhe vet praktika e lejimit të organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, sikur deri në vitin 2020, ka qenë totalisht gabim, e lëre më të tolerohet organizimi i referendumit për çështje të brendshme të një shteti tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat