“Fatkeqësi që BE-ja renditet me Kinën, Rusinë dhe Serbinë, kundër Kosovës”

Aktuale

“Fatkeqësi që BE-ja renditet me Kinën, Rusinë dhe Serbinë, kundër Kosovës”

Nga: N. Sh. Më: 13 janar 2022 Në ora: 20:13
Josep Borrell

Politologu Gurakuç Kuçi, ka kritikuar BE-në për mos njohjen e shtetit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se është ‘fatkeqësi që BE-ja renditet me Kinën, Rusinë dhe Serbinë në shkeljen e të drejtës ndërkombëtare në mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës’.

Kuçi shkruans e Josep Borrell është i njëanshëm dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, njëjtë si Serbia, Kina e Rusia.

Postimi i plotë:

Për BE-në është shumë më praktikë ndërkombëtare zbatimi i opinioneve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i tillë si opinioni pro pavarësisë së Kosovës, sesa kërkesa ndaj Kosovës për zbatimin e një praktike anti-sovrane siç është mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Borrell sigurisht që është i njëanshëm pasi BE-ja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës njëjtë si Serbia, Rusia dhe Kina.

Si rrjedhojë nuk e zbatojnë as të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së, pasi sipas GJND-së Kosova nuk ka shkelë të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë.

Është fatkeqësi që BE-ja renditet me Kinën, Rusinë dhe Serbinë në shkeljen e të drejtës ndërkombëtare në mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat