Konjufca: Vuçiq është i çmendur, sepse...

Aktuale

Konjufca: Vuçiq është i çmendur, sepse...

Më: 13 janar 2022 Në ora: 22:15
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kosovës, e ka quajtur të çmendur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit i dërgoi avionët në kufi, gjatë aksioneve të Policisë në veri të vendit.

“Ai është njeri i çmendur. I çoi avionët në kufi, ky është kërcënim”, tha ai teksa shtoi se “Vuçiqi tha kanë me hi veturat edhe s’ke çka bën, Albin Kurti tha kurrë s’kanë me hy”.

Lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, Konjufca thotë se Serbia kurrgjë s’mundet me bo për këtë çështje.

“Nuk kuptoj pse politikanët dhe analistët thonë që Kosova e ka obligim Asociacionin”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat