Letra e Blinken për Kurtin, Shasha tregon risinë dhe shenjën e radhës për Kosovën

Aktuale

Letra e Blinken për Kurtin, Shasha tregon risinë dhe shenjën e radhës për Kosovën

Nga: G.B Më: 14 janar 2022 Në ora: 10:21
Demush Shasha

Demush Shasha nga Instituti EPIK ka reaguar pas letrës së Blinken dërguar kryeministrit Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një risi në këtë letër është përmbysja e broçkullave të Grenellit për normalizim ekonomik, para normalizimit politik, përcjell Bota sot.

Shasha ka thënë se shenja e radhës është që procesi është kthyer në binarët e doktrinës tradicionale të politikës së jashtme amerikane.

Postimi i tij i plotë:

Një risi nga letra e Blinkenit është përmbysja e broçkullave të Grenellit për normalizim ekonomik, para normalizimit politik.

Shenjë e radhës që procesi është kthyer në binarët e doktrinës tradicionale të politikës së jashtme amerikane falë njerëzve serioz të diplomacisë së SHBA-ve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat