Pasi që as drejtësia në Kosovë e as misioni për sundimin e ligjit në Kosovë, Eulex nuk ka arritur të arestojë deri më tani ‘peshqit e mëdhenj’, duket se një tjetër institucion po e kryen këtë punë. Kështu, analisti politik Faton Mehmeti thotë se një pjesë e ‘peshqve të mëdhenj’ tashmë janë në Hagë.
“Besoj se personat e quajtur "peshq të mëdhenj" një pjesë janë në Hagë dhe një pjesë pritet të arrestohen. Pra, EULEX, është i ndikuar nga Gjykata Speciale, në këtë kuptim edhe veprimet e tij janë të lidhura ngushtë më zhvillimet e Speciales”, thekson Mehmeti.
Ai thotë se EULEX ka dështuar edhe më parë, kur nuk ishte e ndikuar nga veprimet e Speciales.
“EULEX erdhi si luan dhe do e përfundojë misionin e vet si pulë, pa asnjë sukses të theksuar." Peshqit e mëdhenj" të zhvatjes ekonomike nuk mund të ndodhin pa vetting të brendshëm. Nga EULEX nuk pres të ndodh të ketë arrestime të nivelit të lartë”, vlerëson ai.