Mbrëmë ka ndodhur një përplasje e ashpër ndërmjet ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe analistit Imer Mushkolaj.
Sali Berisha e ka quajtur të dhunshme ndërhyrjen e policisë ndaj mbështetësve të tij në protestën tek selia e PD-së.
Ndërsa, Imer Mushkolaj ka kundërshtuar Berishën duke i kujtuar protestën e 21 janarit të disa viteve më parë kur PD kishte pushtetin.
I ashpër ndaj analistit ka qenë Berisha duke e quajtur “provokator të Novi Sadit”.
“Duhet të jesh i pafytyrë që të konsiderosh paqësore protestën e 21 janarit. I them frekuentuesit të Novi Sadit (Mushkolajt) se askush tjetër në botë protestën e 21 janarit nuk e ka quajtur paqësore. Ti e merr në Novi Sad ata konstatim për 21 janarin”, i është përgjigjur Berisha-Mushkolajt.
E me këtë deklaratë ka ironizuar sot publicisti Mushkolaj. Ai ka postuar një fotografi ku shihet duke dhënë gjak gjersa ka thënë se po “jep gjak serbi”.
"Imer Mushkolaj sapo dha gjak serbi". Sali Berisha jom 😅