Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK e kundërshton mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se partia e tij e sheh atë të papranueshëm dhe se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës janë të qarta në këtë drejtim, andaj presin dhe mbështesin respektimin e tyre, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni.