A do të shtrenjtohet rryma në Kosovë, flasin nga ZRRE-ja

Aktuale

A do të shtrenjtohet rryma në Kosovë, flasin nga ZRRE-ja

Më: 14 janar 2022 Në ora: 15:25
KEK

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), kanë treguar se ekspertet e ZRRE-së janë në përgatitje të raporteve konsultative ne lidhje me të Hyrat e lejuara për ti ndërmarrjet e Rregulluara KOSTT, KEDS dhe KESCO si dhe raportin ne lidhje me strukturën tarifore.

“Siç e kemi njoftuar opinioni publik, ZRRE ka hapë Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU). ZRRE në kuadër të këtij procesi është duke analizuar të gjitha rrethanat e krijuara në sektorin e energjisë në lidhje me kostot e sistemit si dhe në lidhje me menaxhimin e sigurisë së furnizimit. Nga ana tjetër, paralelisht me këtë proces është duke u analizuar edhe mundësia e rishikimit të strukturës së tarifave me pakicë të energjisë elektrike.

Aktualisht, ekspertet e ZRRE-së janë në përgatitje të raporteve konsultative ne lidhje me të Hyrat e lejuara për ti ndërmarrjet e Rregulluara KOSTT, KEDS dhe KESCO si dhe raportin ne lidhje me strukturën tarifore. Raportet do të publikohen per konsultim me publikun dhe ju do te jeni te informuar me kohë”.

Kujtojmë se më 13 dhejtor Viktor Buzhala bëri të ditur se fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm, një rritje të tillë e ka kërkuar Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat