Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës, e kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për takimin që kanë pasur sot me QUINT-in për çështjen e mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës.
Në komunikatë shkruhet se krerët e shtetit mbesin të qëndrimit se referendum nuk duhet të lejohet të mbahet fizikisht dhe se kjo do të përbënte shkelje të integritetit të Republikës së Kosovës.
E për këtë ka reaguar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.
Kjo familje përmes një postimi në facebook, thotë se e mbështesin fuqishëm këtë deklaratë të institucioneve të Kosovës.
“Institucionet e Kosovës duhet të punojnë në interes të qytetarit dhe mbi të gjitha në interes të Kosovës.
Kosovën tani e drejtojnë liderë të cilët nuk mund të indimidohen as shantazhohen, sepse nuk i kanë duart e zhytura me gjak, zhvatje ose korrupsion.
- mbështesim fuqishëm deklaratën e institucioneve tona në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës”, shkruan familja Imeri në Facebook.