Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, ka bërë të ditur se është realizuar pagesa për pensionistët.
Ai përmes një postimi në facebook, tregon se, sot është ekzekutuar pagesa për 293,347 përfitues.
“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues.
Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, shkruan ministri Murati në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.