Qeveria ka bërë të ditur se me ftesën e kryeministrit Albin Kurti, gjatë ditës së nesërme do të mbahet seancë e jashtëzakonshme parlamentare.
Kjo seancë do të mbahet me fillim prej nga 14:00 ku do të diskutohet çështja e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Zyra e Kryeministrit tregoi se në rend dite është diskutimi për këtë çështje e në fund nxjerrja e një rezolute të përbashkët.
“Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë çështje, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është deklaruar ai.
Gashi thotë se qëndrimi i i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të shihet nesër kur të fillojë seanca emergjente.
“Qëndrimi i LDK-së shihet nesër në seancë. Ende nuk e kam pranuar ftesën zyrtare për mbajtjen e Seancës”, tha shkurtimisht ai në një prononcim për mediumin.