Seanca e jashtëzakonshme për referendumin serb/ Kjo është rezoluta e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend

Aktuale

Seanca e jashtëzakonshme për referendumin serb/ Kjo është rezoluta e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend

Nga: A.M. Më: 14 janar 2022 Në ora: 18:12
Kuvendi i Kosovës

Nesër pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se nesër në Kuvend pritet të miratohet një rezolutë kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Nesër me shumë gjasë do t'a kemi sërish një rezolutë të përkrahur pothuajse unanimisht kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Çështja do të jetë nëse kjo rezolutë do të jetë ndër shumë të tilla të pazbatuara, apo jo”, shkroi Cakolli në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kuvendi i Kosovës në të paktën dy raste në të kaluarën ka miratuar rezoluta kundër organizimit të procesve zgjedhore nga Serbia në territorin e Kosovës.

Po të ishte vepruar që nga viti 2012 në përputhje me këto rezoluta – që kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë – faktori ndërkombëtar nuk do t'a kishte "praktikën e deritanishme" si argument (të vetëm aktualisht) për të kërkuar lejimin e mbajtjes së referendumit.

Nesër me shumë gjasë do t'a kemi sërish një rezolutë të përkrahur pothuajse unanimisht kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Çështja do të jetë nëse kjo rezolutë do të jetë ndër shumë të tilla të pazbatuara, apo jo. Kjo do t'a përcaktojë pastaj edhe vazhdimësinë ose ndërprerjen e praktikës së lejimit të organizimit të proceseve zgjedhore të Serbisë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat