Tërmet i fortë në Shqipëri, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Aktuale

Tërmet i fortë në Shqipëri, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një tërmet është regjistruar para pak minutash në Shqipëri.

Lëkundjet ishin me magnitudë 4,8 dhe epiqendra e tërmetit ishte 12 km nga qyteti i Pukës.

Tërmeti është ndier edhe në Tiranë e Lezhë, si dhe në Kosovë.

Thellësia e lëkundjeve, sipas IGJEUM-it ishte 10 km.

***

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë para pak minutash.

Dridhjet me shkallë Rihteri 4.8 ndihen edhe në Kosovë.

Deri tani nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo të lënduar.

Epiqendra e tërmetit ishte në Lumbardhë, qarku i Shkodrës.

Image
Dridhjet ndihen edhe në Kosovë
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat