Deklarata për referendumin serb/ Nga Vetëvendosje i kundërpërgjigjen Isa Mustafës

Aktuale

Deklarata për referendumin serb/ Nga Vetëvendosje i kundërpërgjigjen Isa Mustafës

Më: 15 janar 2022 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka komentuar deklaratën e ish-liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se propozimi i kryeministrit Kurti që serbët të votojnë në zyrën ndërlidhëse dhe përmes postës e lejon referendumin e Serbisë.

Sipas Mustafës, qëndrimi i Kurtit për të lejuar votimin përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse është mashtrim i popullit. 

Për këtë, Rrustemi në emisionin ‘dPt te Fidani’ thotë se ish-lideri i LDK-së mund ta ketë thënë këtë për ta justifikuar përvojën e tij të mëhershme.

“Zotëri Mustafa edhe mund ta ketë për ta justifikuar përvojën e tij më të hershme që e ka lejuar. Nuk është sot sulmi dhe kritika. Serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë e kanë të drejtë me votu sepse nuk ua ndalojmë dot Ata mund të shkojnë direct në Serbi me shku, përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse. Dmth kjo është sjellje e përgjegjshme shtetëore. Nuk është e drejtuar as nga serbët e Kosovës që e kanë shtesinë e dyfishtë”, tha Rrustemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat