Seanca e jashtëzakonshme/ Haxhi Avdyli ‘godet’ gazetarët dhe analistët e ‘vetëshpallur’!

Aktuale

Seanca e jashtëzakonshme/ Haxhi Avdyli ‘godet’ gazetarët dhe analistët e ‘vetëshpallur’!

Nga: N. Sh. Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:19
Haxhi Avdyli

Pas pak do të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte thirrur dje nga kryeminsitri Albin Kurti.

Në lidhje me mbajtjen e kësaj seance ka reaguar deputeti Haxhi Avdyli.

Ai thotë se kjo seancë do të konfirmojë mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe dinjitetit shtetëror.

Sipas tij, sot pozitë e opozitë janë bashkë për të kundërshtuar qasjen ruso-serbe dhe përkrahësve shqipfolës, si gazetarë e analistë.

Reagimi i plotë:

Pas pak fillon seanca e jashtëzakonshme ku përfaqësues politik të pozitës e opozitës, do konfirmojnë mbrojtjen e sovranitetit, integritetit si dhe dinjitetit shtetëror.

Kjo seancë s’do jetë kundër as pakicës Serbe e as miqëve ndërkombëtarë.

Sot do jemi bashkë për të kundërshtuar qasjen ekspansioniste Ruso Serbe dhe përkrahësve shqipfolës të tyre, të vetëshpallur gazetarë e analistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat